Maqedoni e Veriut/ 26 të vdekur dhe 324 raste të reja me COVID-19

07/05/2021 20:42

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 25 viktima dhe 234 raste të tjera me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 153.694, ndërsa numri i vdekjeve në 5.067.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 786 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 137.331 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 734.904 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.907 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 11.296.​

Top Channel