“Lufta” në ishullin e Xhersit, 60 anije franceze gati “të gjunjëzojnë anglezët” 

07/05/2021 13:38

I kanë quajtur një mini-krizë e tipit Falklands atë që po ndodh mes Britanisë e Francës në ishullin e Xhersit: edhe atëherë, ish kryeministrja angleze Margaret Thatcher dërgoi anije luftarake patrullimi për të zgjidhur ngërçin në bisedime.

Tensioni në raportet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Europës janë përshkallëzuar ndjeshëm pas vulosjes së Brexit-it, duke nisur që nga sherri mbi vaksinën tek përplasjet doganore në Irlandën e Veriut apo ato të shërbimeve financiare. Fakti që në skenë dolën tani dhe anijet e luftës nuk u pa si një ogur i mirë.

Së fundi, bëri bujë përplasja e qëllimshme e një anijeje franceze me një britanike, të cilën e ndoqi në det dhe e goditi nga pas. Mosmarrëveshjet e kanë origjinën tek ujdia e peshkimit, e arritur në kuadër të Brexiti, sipas të cilës peshkatarët europianë kanë fituar akses në ujërat britanike deri në vitin 2026, por duhet të dëshmojnë se kanë vepruar në të shkuarën në ato zona.

Mbi këtë bazë, autoritetet e Xhersit i bllokuan hyrjen peshkarexhave franceze, duke shkaktuar një reagim të shfrenuar me thirrjet “Do ta gjunjëzojmë Xhersin”, një flotije prej të paktën 60 anijesh u përgatit të lundronte drejt ishullit e të bllokonte portin. Për momentin, akte lufte nuk ka, por gjendja mbetet e nderë. Kërcënimit francez se do ti ndërpresin ishullit energjinë elektrike, në Londër iu përgjigjën me sarakzëm: “Deri edhe nazistët na e lanë dritën ndezur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA