Këto janë shenjat që jep organizmi kur pini më shumë ujë nga sa kërkon trupi

07/05/2021 05:58

Që të mos pish ujë, e dinim që ishte një problem shëndetësor, por që do të ekzistonte mundësia që pirja e ujit do të shkaktonte shqetësime është një çudi. Kur e teproni me pirjen e ujit ju mund të përfundoni duke bërë më shumë dëme sesa mirë.

Lexoni shenjat që ju jeni duke pirë më shumë ujë seç ju kërkon trupi:

Nuk dilni nga shtëpia pa një shishe me ujë
Pirja e ujit gjatë gjithë kohës, trupit tuaj i bien nivelet e sodiumit në gjak, gjë që shkakton qelizat të fryhen. Por diçka e tillë mund të shkaktojë ënjtjen e qelizave të trurit duke rrezikuar seriozisht shëndetin tuaj.

Pini ujë dhe kur nuk keni etje
Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse trupi juaj kërkon ujë, është të shihni nëse keni etje. Ama kur pini gjatë gjithë kohës ujë, trupi juaj nuk arrin të lëshojë sinjalet e duhura që lajmërojnë dehidratimin. Por ky mekanizëm bën që trupi sa më shumë ujë të përthithë, aq më shumë etje ka, duke ju detyruar që të konsumoni sasi më të mëdha seç ju duhet në të vërtetë.

Ndiheni të lodhur
Veshkat janë të përgjegjshme për filtrimin e ujit që ju konsumoni, si dhe ato ruajnë nivelet e lëngjeve që janë në trup. Kur ju pini më shumë ujë seç duhet, veshkat punojnë më shumë, duke arritur në një fazë stresi dhe tensioni. Diçka e tillë rezulton që në trupin tuaj të mos jenë të balancuar hormonet duke shkaktuar ndjesinë e lodhjes dhe plogështisë. Nëse ju pini ujë gjatë gjithë kohës, dhe shihni që nuk keni fuqi kur zgjoheni në mëngjes, ka mundësi që t’i keni lodhur veshkat më shumë seç duhet.

Shkoni shpesh në banjë
Një shenjë e konsumimit të tepërt të ujit është edhe ngritja nga gjumi në mënyrë të vazhdueshme për të përdorur banjon. Sipas mjekëve mesatarisht njerëzit e kryejnë këtë proces 6 deri në 8 herë në ditë si nevojë të domosdoshme të trupit. Nëse e përdorni tualetin mbi 10 herë në ditë do të thotë se po e furnizoni trupin tuaj me më shumë ujë nga sa ka nevojë. Për të parandaluar urinimin e shpeshtë gjatë natës, piheni gotën e fundit të ujit 2-3 orë para se të shkoni për të fjetur. Kjo do t’i japë kohë veshkave t’a filtrojnë ujin nëpër trup.

Ndjeni të Përziera
Nëse ndiheni shpesh të trullosur dhe me një ndjenjë të bezdisshme përzierje në stomak mund të jeni duke konsumuar shumë ujë. Mesa duket dehidratimi dhe konsumimi i tepërt i ujit kanë të njëjtat simptoma. Kur trupi mbledh më shumë ujë nga sa duhet stomaku dhe organe të tjera fillojnë e manifestojnë këtë të parët./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA