E rëndë në Angli/ Kishte dalë për të festuar me miqtë, 16-vjeçarja vritet me thikë nga tre të rinj “Është një mrekulli që jemi gjallë, na qëlluan papritur, kabina është plot me shenja plumbash”, rrëfeu në një lidhje telefonike Giuseppe Giacalone, kapiteni i njërës prej tre peshkarexhave italiane, të cilat u sulmuan papritur nga rojet bregdetare të Libisë.
Gjithçka sipas tij, ndodhi pa asnjë paralajmërim.
“Po lundronim drejt veri-lindjes kur na u afrua një anije e rojes bregdetare libjane dhe hapi zjarr. Godisnin në lartësinë e njeriut për të na detyruar që të ndalonim”, shpjegoi ai.
“Ishte një ferr i vërtetë. Unë mbeta i plagosur në krah dhe në kokë, sepse xhamat e kabinës shpërthyen nga plumbat e më goditën”, tregon Giacalone. Tjetër variant japin libjanët të cilët thonë se kanë qëlluar vetëm në ajër për paralajmërim, pretendim ky që hidhet poshtë me forcë nga peshkatarët italianë.
Aliseo, anija që u shënjestrua kryesisht, tashmë është larguar nga brigjet e Libisë dhe ndodhet ne ujëra ndërkombëtare. Më herët, edhe peshkarexha italiane «Michele Giacalone», u qëllua me mitraloz nga një tjetër anije e rojeve bregdetare libjane, dhe në atë rast, sekuestrimin e mjetit e kishte shpëtuar vetëm ndërhyrja e fregatës italiane, la Alpino.
Top Channel