Politikani i partisë Të Gjelbrit Manuel Sarrazin i mëshoi rëndësisë së një politike të koordinuar gjermano-franceze për Ballkanin Perëndimor.
I pyetur nga DW lidhur me non-paperin për një rregullim të ri me ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, ai u shpreh se ndan bindjen e thellë që të gjitha këto lojëra mendimesh– kanë nevojë për një refuzim të qartë nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë.
Dhe unë jam shumë i lumtur, që ministri i Jashtëm Maas e ka formuluar aq bukur gjatë vizitës së tij në Kosovë se ideja e vizatimit të kufijve etnikë e ka vendin në koshin e historisë. “Të hënën e ardhshme ministrat e Jashtëm të BE do të merren përsëri me Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm Sllovenia po ndjek kursin e vet, por edhe nga Franca dhe vende të tjera kanë vazhdimisht pengesa për të mbajtur premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor, si në çështjet e bisedimeve të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë apo liberalizimin e vizave për Kosovën.
Mendoj se është e rëndësishme që perspektiva e BE nuk ka qenë vetëm përgjigjja për luftërat e viteve nëntëdhjetë, por duhet të jetë përgjigjja e denjë për t’iu kundërvënë ideve të non-paper të tillë, ideve të rindarjes etnike”, tha Sarrazin. Ai shtoi se dobësia e BE prezantohet nga njëra anë përmes një përçarjeje të mundshme në qëndrimet e BE, por edhe përmes mungesës së besueshmërisë, që ne vërtet duam ta çojmë përpara me të gjitha forcat procesin e zgjerimit. Prandaj është tejet e rëndësishme që të zhvillohen negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, që ne të forcojmë përsëri besueshmërinë në BE”, tha politikani gjerman.
Top Channel