Shkëndija e shqiptarëve të Tetovës ka arritur edhe një tjetër vit të shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut dhe kjo po kthehet në ritual, pavarësisht ndryshimeve.
Këtë herë ajo u shpall kampione nën drejtimin e trajnerit të nga Shqipëria Ernest Gjoka. Ai u emërua në krye të djemve nga tetovar në tetor të vitit 2019 dhe pas periudhës së ambientimit në sezonin e shkuar kur edhe kampionati u bë nul për shkak të pezullimit nga pandemia, në edicionin 2020/21 kuqezinjtë ja dolën ende pa mbaruar sezoni.
Ernest Gjoka: E mora ekipin në një vit të vështirë ku u ndryshua i gjithë ekipi thuajse, nuk është lehtë të dalësh kampion kudo të jesh.
Po tani çfarë ndodh, me kontratën e përfunduar dhe ende të pa rinovuar?
Ernest Gjoka: Jemi në bisedime dhe në rrugën e duhur, unë do doja të vazhdoja
Pavarësisht së gjithave, duket se Gjoka mbetet me sytë nga Shqipëria dhe tek kategoria Superiore.
Ernest Gjoka: Kam fituar 4 trofe atje dhe ky është i pesti, Shqipëria dhe Superiorja janë dashuritë e mia.
Top Channel