Kreu i PD, Lulzim Basha nuk heq dorë dhe vijon t’i cilësojë masakër zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se Partia Demokratike do të vijojë në mbledhjen e fakteve.
Ndërsa i fton të gjithë mediat e lira të drejtohen tek treshja Rama-Doshi-Rakipi për të mësuar se si i morën votat deputetët e listës së zezë së Tom Doshit, por nuk lë pa përmendur deputetët e sapozgjedhur si Jurgis Çyrbja apo Ilir Ndraxhi.
Basha thekson se do të vijojnë këtë betejë sepse kanë një detyrim të madh ndaj shqiptarëve.
Basha: Së dyti, 25 prilli është një masakër elektorale, viktima e së cilës nuk është PD dhe deputetët tanë, rezultati ynë flet qartë, besimi dhe shpresa që zgjuan dhe bashkuan pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar, parave të pista dhe sic tha raporti, shkrirjes mes partive nuk ia doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat.
Ndaj detyrimi ynë është para gjithë shqiptarëve dhe atyre që ia dolën në të gjithë këtë betejë. Një gjë është e sigurt, ndërsa vijojmë mbledhjen e faktimit të masakrës së zgjedhjes, gjithë kamerat dhe mikrofonat e medias së lirë duhet të drejtohen tek treshja Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat deputetët e listës së zezë, përfaqësuesit e krimit, Jurgis Çyrbja i kokainës, Rrahman Rraja dhe Ilir Ndraxhi. Si i morën votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit.
A mund të pranojë Shqipëria që nga njëra anë të mbajë anëtarësimin e NATO-s këtë peshë, këtë përgjegjësi i shkatërron vlerat e demokracisë. Detyra jonë është të luftojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend. DO bëjmë realitet integrimin e Shqipërisë në BE. Përfundimi do të jetë i qartë, rrëzimi Rama-Doshi-Rakipi.
Top Channel