Një peshkarexhë është përfshirë nga flakët në Vlorë, në zonën e Triportit.
Gazetari i “Top Channel” mëson se situata paraqitet mjaftë e rëndë dhe shuarja e flakëve është tejet e vështirë pavarësisht se kanë ndërhyrë dy zjarrfikëse, pasi në dhomën e motorëve ka shumë vaj.
Po ashtu nga flakët rrezikohen edhe varkat e peshkimit që janë të ankoruara përbri saj.
Informacion paraprak
Rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime. Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes
Top Channel