Pas studimeve, Basha punoi si përkthyes në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë e më pas, në misionin e UNMIK të instaluar në Kosovë. Në këtë detyrë, ai shërbente si Këshilltar Ligjor.

“Zyrtarë ligjorë i bie që punon në dosje të caktuara dhe që e ke një udhëheqës për të cilin punon, në raste tepër të ndjeshme kanë qenë edhe përkthyes të krimeve të luftës, që kanë qenë shumica, për të mos thënë të gjithë shqiptarë nga Shqipëria. Që do të thotë kanë përkthyer në çështje të gjykimit të ushtarëve të UCK-së në akuza të ngritura në kohën e UNMIK” u shpreh avokati, Tomë Gashi

Mes shqiptarëve të dyshuar si të implikuar në hetimin e ish-ushtarëve të UÇK ishte edhe Lulzim Basha, dyshime që dolën në dritë në vitin 2010. Antropologu ligjor peruan Hoze Pablo Baraibar i cili ka punuar në skenat e luftës në ish-Jugosllavi, deklaroi se kishte hyrë në Shqipëri fshehtas me përkthyesin shqiptar Lulzim Basha.

“Ai ka qenë sidoqoftë me mua gjatë vizitës pranverës 2003 në Kukës. Ai punonte për UNMIK kur isha atje. Në 2002 ka qenë aty dhe në pranverën e 2003 erdhi me mua dhe dikë tjetër në Shqiëpri. Erdhi me ne në atë ndalesë në zonën e Kukësit, kjo është e vërteta”
“A ka qenë ai në periudhën kohore, zyrtar, apo ekspert i Gjykatës Hagës? PO. A ka punuar edhe me Lulzim Bashën? PO, këtë askush nuk e mohon.

Deklarimet e tjera që i ndryshon besoj në bazë të kërkesave të perosnave të caktuar mund të thotë çfarë të dojë në tentimin e mbrojtjes së shokëve të vetë” u shpreh avokati Tomë Gashi

“Peruani e ka firmën si antropolog? E ka firmën atje. Ai thotë kam qenë me këtë atë. Ok, dakord spaskam qenë me Lulzimin por me një tjetër. Po ti Lulzim kishe dijeni që po bëhej kjo gjë? Nuk mund të jepje alarmin? Është vetëdija profesionale por është edhe ajo kombëtare, këtë kurrë nuk mund ta bënte një serb” u shpreh analisti, Ilir Yzeiri

Disa dëshmi të reja kompromentuan edhe më tej rolin e Bashës. Ish komandanti i UÇK, Latif Gashi deklaroi se kur e arrestuan, i pranishëm ishte edhe kryedemokrati. Melaim Bellanica, akuzoi me emër dhe mbiemër Lulzim Bashën se ka zhdukur kasetën e pamjeve filmike të masakrës së Krushës ku u vranë 250 shqiptarë nga forcat serbe. Basha i mohon të gjitha. Madje, thotë se ka hetuar krimet e serbëve.

“Kam marrë pjesë në hetimet ndaj serbëve në Mitrovicë” u shpreh Lulzim Basha, Kryetar i PD-së
“Edhe në periudhën kohore që flet zoti Basha për rastet e gjykimeve të krimeve qoftë të supozuara, të shqiptarëve, të UCK qoftë për krime të dokumentuara të forcave serbe, ushtarëve policëve, paramilitarëve se ka qenë një gjykatë në Mitrovicë e quajtur “Gjykata Qarkut” Lulzim Basha ka qenë i involvuar dhe asgjë të keqe ska, aty dhe ka bërë detyrën e vetë” u shpreh avokati, Tomë Gashi

Pra, në Mitrovicë ku Basha vetë pranon se ka marrë pjesë në procese të ndryshme janë hetuar edhe shqiptarë siç tregon vetë avokati që ka ndjekur proceset nga afër.

“Po ta dija përgjigjen do ta thoja..unë nuk flas mbi dyshime e gjëra që nuk i kam ende të faktuara. Fakti që kam bërë distancime prej kohësh flet për atë cfarë unë mendoj” u shpreh Jozefin Topalli, Ish- Nënkryetare e PD

“UNMIK ka qenë të themi një godinë, një mison ku janë kryer shumica e hetimeve, marrjeve në pyetje për ish- ushtarët e UCK dhe pastaj këto hetime me hetues të Gjykatës Hagës, janë marrë në pyetje në prezencë të përkthyesve që shumica prej tyre kanë qenë nga Shqiëpria” u shpreh Tomë Gashi, avokat

Basha ka punuar me prokurorin Clint Uilliamson në procesin e transferimit të dosjeve nga UNMIK te Ministria e Drejtësisë së Kosovës.
“Williamson ishte prokurori kryesor me një ekip që punoi nga vitit 2011-2014 që nxori një raport, në bazë të cilit janë ngritur akuzat për Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin e ushtarët e tjerë” u shpreh Tom Gashi, avokat

Emisioni i plotë:

Top Channel