Njëzet veta humbën jetën, në mesin e tyre edhe fëmijë, dhe 49 u shtruan në spital pasi që një mbikalim hekurudhor u shemb të hënën në mbrëmje në një rrugë të ngarkuar në Mexico City.
Kërkimet e ekipeve të shpëtimit për të mbijetuarit e mundshëm u ndërprenë menjëherë pas aksidentit, thanë autoritetet, për shkak të rrezikut që më shumë pjesë nga mbikalimi i metrosë dhe vagonët e trenit mund të shembeshin.
Në një video të transmetuar në kanalin lokal televiziv Milenio, shfaq strukturat që bien mbi një numër makinash afër stacionit Olivos në juglindje të qytetit rreth orës 10.30 të mbrëmjes sipas kohës lokale, duke ngritur re pluhuri dhe rrënojash.
Pamjet e tjera treguan të paktën dy vagonë treni të varura nga mbikalimi i dëmtuar, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore fillimisht përdorën shkallët për të hyrë në vagonë.
Sidoqoftë, kryebashkiakja Claudia Sheinbaum tha se operacioni i shpëtimit u pezullua për shkak të rreziqeve.
Një vinç i transportuar në vend po punonte për të stabilizuar vagonët e trenit në mënyrë që ekipet e shpëtimit të mund të rinisin kërkimet, për të parë “nëse ka më shumë njerëz brenda vagonëve”, tha ajo./ VOA
Top Channel