Pfizer, pritet autorizimi për vaksinimin e fëmijëve 12-15 vjec

04/05/2021 13:06

Vaksina e Pfizerit pritet të marrë OK-in e administratës amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve për përdorimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer-it për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç deri javën e ardhshme.

Veprimi i agjencisë FDA do të pasohet nga një takim i një komisioni këshillues federal për vaksinat ku do të diskutohet nëse duhet të rekomandohet vaksina për grupmoshën ne fjalë. Më pas Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të veprojnë sipas rekomandimit të komisionit. Këto hapa mund të përfundojnë brenda pak ditësh.

Pfizer i publikoi në fundin e muajit mars rezultatet paraprake të një studimi me 2,260 vullnetarë amerikanë të moshës 12 deri në 15 vjeç, që tregoi se nuk kishte raste të COVID-19 mes adoleshentëve të vaksinuar plotësisht, krahasuar me 18 mes atyre që u injektuan me placebo, i cili është solucion pa asnjë efekt.

Sipas kompanisë, fëmijët paraqitën  efekte anësore të ngjashme me ato që shihen tek të rriturit, si dhimbja e trupit, ethet, temperatura dhe lodhja, veçanërisht pas dozës së dytë. Studimi do të vazhdojë të ndjekë pjesëmarrësit për dy vjet për më shumë informacion në lidhje me mbrojtjen afatgjatë dhe sigurinë. Nga mesi i këtij viti priten gjithashtu rezultatet nga një studim për vaksinën Moderna për moshat 12-17 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA