Edhe pse në kohë pandemie të Covid-19 numri i lindjeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldine” nuk ka pasur rënie, madje ekipi i këtij materniteti ka realizuar lindjen tek 90 nëna pozitive me Covid.
Edhe në kohë pandemi, Materniteti “Mbretëresha Gerladine”, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë kanë organizuar online një trajnim me mjekë të njohur italianë dhe nga rajoni në lidhje me teknikat miniinvasive si laparoskopi dhe histeroskopi.
Në maternitetin “Mbretëresha Gerladine” ka aparatura të teknologjisë së fundit për të kryer laparoskopi e ndërhyrje kirurgjikal, kjo gjë bëhet pa hapur barkun e gruas dhe që përdoret për të zgjidhur disa patologji tek gratë, infertiliteti, fibromat, kiste e të tjera. Kjo ndërhyrje sipas drejtoreshës së maternitetit, Eliona Demaliaj, ka disa avantazhe.
Por, gjithmonë është mjeku ai që vendos se cilat ndërhyrje mund të kryhen me laparoskopi dhe kur duhet përdorur ndërhyrje kirurgjikale me bisturi.
Top Channel