Zgjedhjet e 25 prillit/ Maliqi: Leku u hodh vu, me Ramën nuk bëhen më zgjedhje. Zbulon telefonatat që i largonin mbështetësit e tij

03/05/2021 11:04

Lefter Maliqi, kandidati i LSI në Berat ka hedhur akuza për Edi Ramën duke thënë se ia ka marrë dorën blerjeve të votave, ndaj nuk bëhen më asnjëherë zgjedhje me të.

Maliqi ka theksuar në “Breaking” se mbështetësit e tij merrnin telefonata dhe largoheshin nga ai, ndaj defektet në zgjedhjet e 25 prillit i cilëson të panumëruara.

Maliqi: Shqiptarët duan demokracinë, duan Amerikën që kanë ëndërr, jo Turqinë apo Rusinë. Me Edi Ramën nuk mund të bëhen më zgjedhje. Ai ja mori dorën blerjeve, shitblerjeve dhe bandave. Ky është fundi i politikës por të jeni të bindur që të gjithë që ishin me mua, thirreshin në telefon dhe më largoheshin.

Unë i kam bërë publike që leku u hodh vu, bandat vepruan ditë dhe natë. Unë jam nga ata që i kam dhënë dorën fituesit, pavarësisht se çfarë defektesh ka pasur. Por kësaj radhe ishin të panumëruara.

U kap fugoni me mallra ushqimore nga opozita e bashkuar. Erdhi policia, erdhi bashkëshorti i kryetares së KZAZ-së, bëri si i fortë dhe pas 4 orësh e çuan në polici.

Top Channel