Lefter Koka zbulon ndryshimin e tij dhe të Naços nga deputetët e vitit 2013, ironia për LSI: Ata të kanë dhënë oksigjen, të kanë dhënë jetë

03/05/2021 10:27

Lefter Koka, i cili u largua nga Lëvizja Socialiste për Integrim duke u bërë pjesë e PS dhe fitoi mandat në qarkun e Durrësit, ka zbuluar marrëdhënien me Monika Kryemadhin pas vitit 2017.

I ftuar në “Breaking”, Koka tha se ndryshimi i tij dhe i Nasip Naços nga deputetët e vitit 2013 është se vijuan të jenë aktiv në jetën politike dhe me ironi thotë se “kur largohesh, duhet të jesh pasiv se ata të kanë krijuar, ata të kanë dhënë oksigjen.”

Koka: Pas 2017 marrëdhëniet e mia kanë qenë shumë të zbehta dhe me Kryemadhin takimet kanë qenë inekzistente. Nuk kishte më takime për të diskutuar për një kryesi, aty flitej pa lidhje, diskutohej për parfumeri, politikë dhe nuk kishte vend më për Naçon edhe mua. Nga deputetët e 2013 janë që të gjithë të larguar. Ndryshimi im me ta është se ata u larguan dhe nuk u bashkuan më me një forcë politike.

Ata u larguan dhe nuk u bënë pjesë e asnjë forcë politike. Ky është qëllimi që kur largohesh duhet të jesh pasiv se ata të kanë krijuar, ata të kanë dhënë oksigjen, ata të kanë dhënë jetë. Ndryshimi i imi dhe Naços është se vijuam të jemi aktiv dhe për ta ishte e rëndë. Ndarja finale ishte kur Braimllari më përjashtoi dhe vazhdova të jem pjesë e parlamentit, sigurisht në një mënyrë të pazakontë se isha zgjedhur nga një forcë politike dhe aty u përfshinë shumë të rinj.

Top Channel