Kolumbi, qeveria do të ndryshojë projektligjin për taksat që shkaktoi protesta

02/05/2021 03:13

Qeveria në Kolumbi ka marrë vendim të ndryshojë projektligjin për reformën e taksave pasi 2 persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën në protestat kundër reformës së taksave që vazhdon në vend prej 3 ditësh.

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque në një program në një kanal televiziv tha se nuk do të tërheqin projektligjin për reformën e taksave që kanë paraqitur në Kongres por se do të përgatisin një tekst të ri që përfshin rregullime të ndryshme.

“Nga projektligji do të hiqet propozimi për rritjen e TVSH-së për disa produkte dhe shërbime. Bashkë me propozimet e vlefshme që kanë paraqitur Ministria e Financave, Kongresi, partitë, organizatat e shoqërisë civile dhe sektori privat, kam dhënë udhëzim për përgatitjen e një teksti të ri në projektligj”, tha Duque.

Ai tha se nuk do të ketë rritje të TVSH-së për produktet dhe shërbimet ndërsa rregullat aktuale lidhur me taksat nuk do ndryshojnë. “Pra, nuk do të zgjerohet baza për taksimin e të ardhurave”, tha Duque duke shtuar se nuk do të preket shporta bazë familjare e kolumbianëve. Ndërkohë organizatat e shoqërisë civile duke kërkuar edhe njëherë tërheqjen e të gjithë projektligjit të reformës së re të taksave kanë paralajmëruar se do të fillojnë greva të reja kombëtare në mbarë vendin.

Në protestat kundër reformës së taksave që vazhdojnë me thirrjen për “grevë kombëtare” nga sindikatat, komunitetet vendase, grupet studentore dhe shtresave të ndryshme në Kolumbi, kanë humbur jetën 2 persona ndërsa janë plagosur mbi 150 të tjerë. Si pasojë e protestave paqësore të cilat u shndërruan më pas në ngjarje të dhunshme, në vend janë regjistruar incidente të tilla si grabitje në supermarkete dhe në banka ndërsa policia ka arrestuar dhjetëra persona. Në shumë qytete ku protestat kanë dalë jashtë kontrollit u shpall ndalesa e daljes në rrugë dhe u rritën masat e sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA