Gatimet tradicionale janë pjesë e pandarë e tryezës në kremtimin e ditës së Pashkës në Korçë.

Festa që simbolizon ngjalljen e Krishtit festohet në tryezën familjare dhe jo vetëm, me larmi ushqimesh, por ato që nuk mungojnë asnjëherë janë mishi i pjekur i qengjit dhe supa magjerice.

Një nga gatimet tradicionale më të vjetra shqiptare kjo supë është ndër më të preferuarat dhe gatuhet enkas për këtë festë e kur Korçës nuk i mungojnë pushuesit e shumtë ajo zë vendin e parë në tryezën e shtëpisë apo edhe restoranteve.

Tradita e do që tryeza e Pashkës të mbushet me gjithë të mirat e të jetë e larmishme dhe në Korçë kjo festë përveç atmosferës së dashur sjell edhe elementet më të mira të kulinarisë së ruajtur si një trashëgimi e çmuar e familjeve korçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA