Mes 45 viktimave të tragjedisë në festivalin fetar të izraelit janë edhe vëllezërit Joshua Englander, vetëm 9 vjeç e Moshe Englander, 14, si dhe dy vëllezër të tjerë, Moshe Elhadad, 12 vjeç e Yosef Elhadad, 18.
Dy familjet sot vajtojnë edhe më fort se të tjerat humbjen e madhe, teksa të mbijetuarit flasin për skena horror. “Ishte një tmerr, nuk arrij të fle dot natën. Policia erdhim, mbylli rrugëkalimet, kërkoi ndjesë, pastaj u përpoq t’ia hidhte fajin të tjerëve. Nuk e di, është një katastrofë“, thotë një pjesëmarrës në festival.
Vetë kryeministri izraelit, beniamin Netanyahu e cilësoi këtë si një nga fatkeqësitë më të mëdha në vend dhe premtoi hetim të plotë.
“Ajo që ndodhi në Malin Meron është një prej ngjarjeve më të rënda në shtetin e Izraelit. Këto janë pamje që nuk fashiten lehtë nga kujtesa, njerëz për shtypen për vdekje, mes tyre edhe fëmijë. Një pjesë e viktimave ende nuk janë identifikuar, dhe kërkoj që të shmangen thashethemet nëpër rrjetet sociale sepse do t’i thyejnë zemrat familjeve. Hetimet serioze “do të sigurojnë që këto lloje katastrofash, të mos ndodhin më kurrë“, u shpreh kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Izraeli nisi përgatitjet për varrosjen e viktimave, shumë prej të cilëve ishin hebrenj ultra-ortodoksë, ndërsa e diela u shpall ditë zie kombëtare.
Top Channel