SHBA do të kufizojë udhëtimet hyrëse nga India për shkak të rritjes dramatike të rasteve COVID-19 dhe shfaqjes së varianteve të reja, njoftoi sot sekretarja e Shtëpisë së Bardhë për Shtypin, Jen Psaki.
“Vendimi vjen me rekomandim nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe do të hyjë në fuqi të martën”, tha Psaki.
India po lufton me shifrat rekord të infeksioneve, me më shumë se 300 000 raste ditore për shtatë ditë rresht, ndërsa një mutacion i dyfishtë i COVID-19, i pretenduar më infektues, po qarkullon atje.
SHBA ka dërguar furnizime dhe ndihma urgjente në Indi, me dërgesën e parë që mbërriti sot herët, pjesë e furnizimeve me vlerë prej 100 milionë dollarësh, përfshirë bombola oksigjeni, maska dhe pajisje diagnostikuese.
Top Channel