Sezoni tjetër me tifozë në stadium/ Sekretari i përgjithshëm i DSHF zgjedh Vllazninë si skuadrën më të bukur

01/05/2021 15:58

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ishte i pranishëm në mbledhjen e fundit të UEFA-s me federatat europiane rreth Kampionatit Europian Euro 2020.

Mes shumë ndryshimeve e vendimeve të marra bie në sy rikthimi zyrtar i tifozëve në Europian, ndërkohë që po punohet edhe për kampionatin shqiptar.

UEFA vendosi pas kontaktit me shtabet organizatore të ndeshjeve të Europianit, që në këtë kampionat të rikthehen tifozët nga 30% dhe sipër, pasi ka ndeshje dhe vende ku lejohen 100% prania e tifozëve në stadiume duke treguar një rikthim në normalitet. Sa i përket vendit tonë ne jemi optimist dhe bisedimet që kemi bërë na bëjnë të shpresojmë se sezonin e ardhshëm do ta fillojmë me tifozë”, thotë Ilir Shulku.

Me kampionatin vendas çfarë ndodh, kur kanë mbetur pak javë nga fundi? 
“Javë pas jave po ndryshojnë pozicionet dhe mund të themi që 9 skuadra janë ende në garë për vendet e rënies nga kategoria, për ato pjesëmarrëse në Europë dhe për titullin kampion. E gjithë kjo ndeshje tregon për rivalitetin e mirë dhe garën e hapur që ka ky sezon”.

Po veç garës, çfarë vecon Ilir Shulku nga ky kampionat?
Për të qenë realist dhe këtu nuk flas nga pozicioni që kam si sekretar por si ish-futbollit, rikthimi i Vllaznisë në elitën e futbollit, prania e saj për shumë javë në krye dhe aktualisht që është ende në garë për titullin mund të them se është bukuria e këtij sezoni”, përgjigjet Shulku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA