Paralajmërimi i “udhëtarit në kohë”: Për 5 vjet, Tokën do ta pllakosë errësira!

01/05/2021 20:55

Pretendon se është një “udhëtar në kohë” që vjen nga viti 2582 dhe thotë se brenda 5 vjetësh, Toka do të zhytet në errësirë.

Pohimet e çuditshme të personit misterioz ndoshta nuk do të kishin përfunduar në faqet online të mediave britanike, nëse videoja e tij nuk do të kthehej brenda pak kohësh në një hit në Tik Tok. Udhëtari i pazakontë pretendon se diçka e madhe ka për të ndodhur në 6 qershor 2026.

Besojeni ose jo, në atë moment Tokën do ta pllakosë errësira”, shprehet ai pa dhënë detaje të mëtejshme se çfarë mund ta shkaktojë fenomenin e çuditshëm.

Edhe mesazhi që përcjell është mjaft misterioz. “Mos i ngrini sytë lart nga qielli, mos e shikoni dritën që vjen nga piramidat. Mos përdorni asnjë lloj drite të prodhuar nga njeriu përveç asaj të qirinjve”, thotë udhëtari qe shton me tej se njerëzit duhet të jenë të përgatitur e të qëndrojnë brenda gjatë “blackout-it”.

Disa ndjekës kërkuan më tepër shpjegime, dhe personi i premtoi se më vonë do t’u percjellë detaje të tjera, të cilat siç tha ai, “ do t`i fshijnë atyre çdo dyshim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA