Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë dritë jeshile për vaksinën kundër koronavirusit nga Moderna.

Sipas medieve të huaja, vaksina me teknologjinë mRNA nga prodhuesi amerikan, i bashkohet listës së vaksinave të tjera të aprovuara nga OBSH-ja për përdorim emergjent, sikurse ato nga AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson.

Miratimet për vaksinat e Sinopharm dhe Sinovac të Kinës priten në ditët dhe javët e ardhshme, ka deklarua OBSH-ja.

Shumë vende pa sistemet e tyre të avancuara rregullatore mjekësore mbështeten në listën e OBSH-së, për të vendosur nëse do t’i përdorin vaksinat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA