Një 61-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Krujë pas një konflikti.
Rreth orës 18:50, personi i plagosur A.D. ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
Vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.
Nuk dihen ende detaje të reja në lidhje me ngjarjen dhe cili ka qenë shkaku i konfliktit mes tij dhe autorit.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Top Channel