Japonia dhe Sllovenia do të bashkëpunojnë kundër aktiviteteve të Kinës në Indo-Paqësor

01/05/2021 14:26

Japonia dhe Sllovenia arritën marrëveshje për të vendosur në zbatim vizionin “Indo-Paqësor i Lirë dhe i Hapur” kundër aktiviteteve kërcënuese të Kinës.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi u takua në Lubjanë me homologun e tij slloven Anzhe Logar.

Motegi tha se vendi i tij është i kënaqur nga interesi në rritje i vendeve të Evropës për rajonin Indo-Paqësor.

“Jemi të vetëdijshëm që kemi interesa të përbashkëta strategjike në rajonin Indo-Paqësor. Besojmë se duhet të zbatohet mbisundimi i ligjit dhe e drejtës ndërkombëtare”, tha ministri slloven Logar.

Dy ministrat u dakorduan për bashkëpunim të afërt për zhvillimin e vizionit “Indo-Paqësor i Lirë dhe i Hapur” kundër aktiviteteve kërcënuese që përfshijnë përhapjen ushtarake të Kinës.

Sllovenia në pjesën e dytë të këtij viti do të marrë në dorëzim nga Portugalia presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Motegi, turneun e tij të vizitave në 4 vende të Evropës pas Lubjanës do ta vazhdojë në Bosnjë e Hercegovinë, Britani dhe Poloni.

Ai do të marrë pjesë edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve G-7 i cili do të mbahet brenda javës në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA