Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 24.299 raste të reja me koronavirus.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se vazhdon të ulet shifra e rasteve ditore me COVID-19 në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë regjistruar 271 të vdekur nga virusi si dhe 20 të vdekur në 3 ditët e fundit në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 104.543.
Me 24.299 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.616.689.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 28.930 persona, prej të cilëve 5.675 në kujdes intensiv, ndërkohë me 1.650 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 339.650.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 15.590.272 ndërsa 6.441.726 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Presidenti francez Emmanuel Macron, në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se ata që kanë sëmundje mund të vaksinohen që nga nesër.
Macron njoftoi se që nga 15 maji mund të vaksinohen personat mbi 50 vjeç dhe që nga 15 qershori të gjithë të rriturit.
Ministri i shtetit përgjegjës për turizmin, Jean Baptiste Lemoyne tha se francezët këtë verë mund të shkojnë për pushime jashtë vendit por se preferojnë që ata të qëndrojnë brenda vendit.
Ai theksoi se që nga 9 qershori do të fillojnë të pranojnë turistë në vend.
Top Channel