Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve përmes një fotoje që tregon kryqe ortodokse.

 “Gëzuar pashkët ortodokse!” shkruan Rama shkurt krahas fotos.

Edhe këtë vit besimtarët do të festojnë të kufizuar nga pandemia e covid. Mesha e shenjtë e Pashkës Ortodokse, që zhvillohet në mesnatë, kësaj here nuk do të kremtohet në kishën Ringjalljen e Krishtit. Besimtarët do ta presin në shtëpitë e tyre.

At Grigor Pelushi thotë se Kisha ortodokse e ka zhvendosur meshën e shenjtë dhe ajo do të zhvillohet të dielën, në orën 7 të mëngjesit. Pashkët janë një ndër festat më të rëndësishme të besimtarëve, ku kremtohet ringjallja e  Krishtit.

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë gjithashtu është përfshirë në atmosferën e Pashkëve me vezët gjigante shumëngjyrëshe. Vezët, një ndër simbolet e festës së Pashkëve janë vendosur në shesh një formë gjigante me ngjyra pranverore.

Top Channel