Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka kaluar sot një ditë të këndshme te Parku i Liqenit në Tiranë.

Ambasadorja tregon përmes disa fotove në Instagram se u argëtua shumë me disa fëmijë dhe tregon si shkoi me ta ndeshja e ping pong-ut.

“Kalova një ditë të bukur te parku i lojërave te Liqeni Artificial. Nikola dhe Ina, vëlla e motër, po zhvillonin një lojë të fortë ping pong-u. Unë dhe shoku i tyre Mariani ishim spektatorë. Nga mesi i lojës raketa e Inës u thye. Çfarë bëri Nikola? I kërkoi Inës që ta mbante ai raketën e thyer. Ina fitoi një pikë, dhe çfarë bëri? Nguli këmbë që ta marrë përsëri raketën e thyer. Në fund nuk e kuptuam se kush e fitoi lojën po kjo nuk kishte rëndësi sepse ne u argëtuam aq shumë me lojën e tyre, shakatë që bënim duke bërë fytyra qesharake. Unë bëra një lojë me Edin, i cili më duket se më mbajti me hatër. Faleminderit fëmijë për sportivitetin tuaj dhe të qeshurat. Ju jeni më të mirët“, shkruan ambasadorja në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Instagram.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel