Zgjedhjet e 25 prillit/ Mbeti jashtë parlamentit, reagon Pandeli Majko: 19-ta kërkon leje për t’u ulur në aeroport

30/04/2021 17:28

Pandeli Majko nuk arriti të siguronte aq vota sa të thyente herësin dhe të qëndronte në parlament edhe 4 vitet e ardhshme.

Majko, i cili kandidonte për deputet në qarkun e Tiranës, ku PS mori 18 mandate, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet duke thënë se fushatën për numrin e tij personal e kaloi në plan të dytë, ndaj thotë se “rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.”

Nuk hezitoi që të përmendte një shprehje të babait për faktin se PS nuk arriti të siguronte 19 mandate në Tiranë, duke thënë:  “Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë, 19-ta kërkon leje për t’u ulur në aeroport!” Më pas shprehu mirënjohje për këdo.

Reagimi i plotë

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim! Pandi Tiranë 30 Prill 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA