23/12 21:18
Europiani është një histori e mbyllur për Nicolo Zaniolon i cili për shkak të dëmtimit të gjatë nuk do të grumbullohet nga trajneri i Italisë Roberto Mancini për Euro 2021.
Megjithatë talenti i Romës nuk kërkon ta mbyllë këtë sezon pa zbritur qoftë edhe njëherë të vetme në fushë.
Aktualisht mesfushori i avancuar po stërvitet me skuadrën e të rinjve të Romës dhe dëshira e Zaniolos është të jetë gati për të luajtur me Romës përpara javës së 38-të të Serie A.
Por pavarësisht dëshirës së Zaniolos klubi i Romës me këshillimin edhe të mjekëve të skuadrës mund të vendosë të mos rrezikojë duke e lënë Zaniolon të përgatitet sa më mirë në verë për të qenë në formën optimale për fillimin e sezonit të ri.
Top Channel