Të paktën 44 persona kanë vdekur pas një përplasjeje që ndodhi gjatë një festivali fetar në veri-lindje të Izraelit.
Shërbimi kombëtar i emergjencave Magen David Adom (MDA) tha se dhjetëra të tjerë ishin plagosur në festivalin Lag B’Omer, rrëzë malit Meron.
Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi këtë ngjarje si një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat. Zyrtarët e urgjencës thanë se 103 persona janë të plagosur ku 38 prej tyre paraqiten në gjendje kritike.
Mediat e huaja raportojnë se dhjetëra mijëra persona morën pjesë në këtë festival duke e bërë atë ngjarjen më të madhe në Izrael që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.
Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa dhjetëra mijëra hebrenj ultra-ortodoksë u mblodhën në varrin Galile të urtarit të shekullit të 2-të Rabbi Shim Bar Yochai për përkujtimet vjetore të Lag B’Omer që përfshijnë lutje gjithë natën, këngë mistike dhe valle.
Top Channel