Turqi, 339 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

30/04/2021 03:13

Turqia raportoi 37.674 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.715 pacientë simptomatikë, dhe 339 vdekje të tjera.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,78 milionë, kurse numri i të vdekurve në 39.737, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithsej 43.253 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4,25 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.581, treguan shifrat e fundit. Mbi 46,99 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 278.108 gjatë ditës së kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA