Një aksident me pasojë plagosjen e një 75 vjeçari ka ndodhur, mesditën e sotme, në rrugën e Rinasit, tek kthesa e Laknasit.
Policia njofton se makina që ka aksidentuar këmbësorin 75-vjeçar, drejtohej nga një 46-vjeçare. Fatkeqësisht i plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.04.2021, rreth orës 14:10, në rrugën e Rinasit, tek kthesa e Laknasit, mjeti me drejtuese shtetasen G. S., 46 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel