Albin Kurti dhe Edi Rama do të jenë sërish kryeministra të Kosovës dhe Shqipërisë, edhe pas ftohjes së marrëdhënieve me njëri-tjetrin.
Analistët në Prishtinë thonë se bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe raportet personale të mos dëmtojnë marrëdhëniet dy vendeve.
Madje, qeveria në Prishtinë, pret që raportet mes dy palëve të thellohen, pas krijimit të institucioneve të reja, për të cilën pritet një vizitë e Kurtit në Tiranë.
Kurti u kritikua dhe për vonesën e urimit për Ramën për rezultatin zgjedhor, por Kelmendi arsyetohet se shkak ishte agjenda e ngjeshur në Bruksel.
Humbja e kandidatëve për deputet të Lëvizjes VetëVendosja në Shqipëri, sipas analistit Arben Ahmeti do t’u japë mundësi dy kryeministrave për rifillim të marrëdhënieve korrekte, por shton se do të ketë tendencë nga LVV për të luajtur rol opozitar.
Top Channel