Qytetarët amerikanë, nëpërmjet një peticioni, i kërkojnë Zonjës së Parë, Jill Biden, që të rikthejë kopshtin me lule, në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas tyre, ish-Zonja e Parë, Melania Trump, ka hequr disa pemë dhe bimë shumëngjyrëshe.
Më shumë se 50,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin në internet, duke kërkuar që Jill Biden të rivendosë Kopshtin e Trëndafilave, në Shtëpinë e Bardhë në “lavdinë e dikurshme”.
Presidentët shpesh e përdorin kopshtin për adresat dhe konferencat për shtyp.
Megjithëse peticioni thotë se zonjës Trump u hoqën “pemët e qershisë, një dhuratë nga Japonia”, mediat amerikane kanë theksuar se ato në fakt ishin pemë molle dhe u mbollën diku tjetër.
Zonja Trump u kritikua për ndryshimet dhe rinovimet ën Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur vendi ishte në krizë për shkak të Covid 19 dhe rreth 150.000 qytetarët kishin humbur jetën.
Top Channel