Numërimi i votave në qarkun e Tiranën është në mbyllje, pasi ka ngelur vetëm një qendër votimi për t’u numëruar. KQZ njofton se nga 1243 janë numëruar deri në këto momente 1242 qendra votimi.
Në faqen e KQZ tashmë deputetët që do përfaqësojnë dy partitë më të mëdha politike PS dhe PD në Parlamentin e Shqipërisë janë konfirmuar.
Duke qenë se PS mundi të fitonte në Tiranë 18 mandate, jashtë listës fituese mbeti Pandeli Majk dhe Mimi Kodheli. Ndërkohë Fatmir Xhafaj, ndonëse ndodhej i 23 në listë mundi të thyente herësin dhe t’ia merrte vendin Ervin Bushatit.
Po ashtu herësin e theu në Tiranë, për PS-në, edhe Ornaldo Rakipi, i cili ia mori vendin Fidel Yllit. Shihni më poshtë se sa vota preferenciale ka marrë secili kandidat fitues edhe për listën e PS edhe për atë të PD-së.
Lista e kandidatëve fitues të PS-së:
1.Luljeta Bozo 5435
2.Najada Çomo 1583
3.Fatmir Xhafaj 16738
4.Ogerta Manastirliu 9113
5.Arben Ahmetaj 11287
6.Ulsi Manja 6633
7.Etilda Gjonaj 7268
8.Arben Pëllumbi 3774
9.Elisa Spiropali 8062
10.Belinda Balluku 15361
11.Toni Gogu 5620
12.Etjen Xhafaj 12782
13.Ermonela Valikaj 2310
14.Xhemal Qefalia 8253
15.Ornaldo Rakipi 15697
16.Klotilda Bushka 2973
17.Alqi Bllako 8752
18.Eduard Shalsi 4601
Lista e kandidatëve fitues të PD-së:
1.Lulzim Basha 16186
2.Jorida Tabaku 5936
3.Alfred Rushaj 2334
4.Albana Vokshi 2928
5.Sali Berisha 6766
6.Agron Shehaj 13852
7.Fatmir Mediu 6565
8.Grida Duma 8691
9.Shpëtim Idrizi 7440
10.Belind Këlliçi 11581
11.Vangjel Dule 848
12.Mesila Doda 2357
13.Dashamir Shehi 5426
14.Flamur Noka 6875
15.Orjola Pampuri 3301
Top Channel