Banorët e Maqellarës po kërkojnë të gjithë së bashku një 26 vjeçar që kishte vrarë me kaçavidë të vëllanë.
Pas krimit familjarët e tij janë munduar ta ndalojnë autorin. Bashkë me ta ishte edhe nëna e 26 vjecarit e cila i ka bërë thirrje të birit të dorëzohet. Kjo është një video e siguruar nga departamenti i informacionit të top channel dhe e realizuar nga vetë banorët
Policia më pas e arrestoi 26 vhecarin në arrati. Babai i autorit sqaroi për Shqipëria live se i biri vuante nga depresioni.
“Ishin shumë mirë. Ai i madhi ishte pak me depresion. Depresioni e mori në qafë. Djali i vogël punonte me delet, i madhi në lokal”.
Autori i ngjarjes kishte dalë nga burgu pak muaj më parë. Ai ishte dënuar për dhunë në familje, ndërsa ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike.
Top Channel