Hungaria do t’i lehtësojë masat e izolimit nga koronavirusi për njerëzit e vaksinuar.

Kryeministri Viktor Orban tha të premten se numri i të vaksinuarve me një dozë është afër 4 milionë – çfarë paraqet rreth 40 për qind të popullsisë së përgjithshme hungareze.

“Në të kaluarën e kemi mbrojtur veten duke u mbyllur dhe, në këtë mënyrë, kemi ngadalësuar përhapjen e virusit. Por, tani jemi në sulm”, tha Orban për radion publike hungareze.

Ai shtoi se Hungaria ka doza të mjaftueshme të vaksinave për të imunizuar secilin që është regjistruar për vaksinim.

“Vaksina është sikur jeleku anti-plumb; virusi tërhiqet prej tij”, tha Orban.

Me masat e reja, të vaksinuarit, që posedojnë kartën e imunizimit të lëshuar nga autoritetet, mund të hyjnë në restorante brenda, hotele, teatro, kinema, banja, palestra, biblioteka, muze, kopshte zoologjike dhe vende të tjera rekreative, nisur nga 1 maji.

Orari i punës për bizneset gjithashtu do të zgjatet deri në orën 23:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA