Ndaj atyre që nuk kanë zbatuar kufizimet e daljes në rrugë në periudhën 23 janar – 28 prill në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Holandë janë vendosur gjoba të cilat kanë arritur kaluar shifrën 9 milionë euro.
Në një deklaratë nga policia e Holandës thuhet se kufizimet e daljes në rrugë kanë krijuar një ndikim të rëndësishëm mbi shoqërinë dhe policinë. Në deklaratë thuhet se gjithsej 95 mijë gjoba janë vendosur për ndalesën e daljes në rrugë gjatë orareve 21:00-04:30 për periudhën 23 janar-30 mars dhe gjatë orareve 22:00-04:30 për periudhën 31 mars-28 prill.
Policia e Holandës ka kryer mbi 212 mijë orë pune shtesë në 3 muajt e parë të këtij viti dhe se kjo përkon me 65 për qind më shumë se 3 muajt e parët të vitit të kaluar. Më tej thuhet se në 4 muajt e parë të këtij viti janë zhvilluar 1.500 protesta dhe se kjo është dy herë më shumë në krahasim me periudhën e vitit të kaluar dhe 20 për qind më shumë se 4 muajt e parë të vitit 2019.
Protestat janë ato që kryesisht kanë shkaktuar që policia të kryejë më shumë orë pune. Kostoja e një gjobe është 95 euro dhe në këtë kontekst gjobat e vendosura përkojnë me shifrën 9 milionë e 25 mijë euro.
Top Channel