Ekspertët e shëndetit publik dhe profesionistët e industrisë së duhanit theksojnë se duhen parë me përparësi alternativat e reja të propozuara nga prodhuesit për të ndihmuar konsumatorët e derivateve tradicionale të duhanit drejt një tranzicioni te produktet e tjerë inovativë dhe më pak të dëmshëm për shëndetin, mes tyre produktet që ngrohin dhe nuk djegin duhanin.

Gjatë konferencës globale mbi zvogëlimin e dëmit të duhanit (Në fokus: Zvogëlimi i dëmit të duhanit) ata shqyrtuan përfundimet dhe kërkimet shkencore në lidhje me përdorimin e produkteve për uljen e dëmit të duhanit, në veçanti cigaret elektronike.

Konferenca virtuale, tani në vitin e saj të 11-të, u organizua nga Forumi Botëror mbi Duhanin dhe Nikotinën (GTNF).

Takimi ishte një mundësi për të theksuar kontributin pozitiv të shkencës në drejtim të sigurimit të të dhënave neutrale dhe të verifikueshme, për të ndihmuar konsumatorët të marrin një vendim të informuar dhe për të nxitur industrinë e duhanit që të ofrojë zgjidhje inovative, që mund të çojnë në ndryshime të përhershme.

Riccardo Polosa, profesor i mjekësisë në Universitetin e Katanias në Itali, kritikoi kërkimet shkencore që krijojnë një lidhje midis cigareve elektronike dhe incidencës së sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike dhe astmës, duke specifikuar se përdorimi i përkohshëm nuk është mënyra ideale për të vlerësuar një dëmin e paprovuar nga përdorimi i cigareve elektronike, veçanërisht pasi studime të tilla përjashtojnë historinë e pirjes së duhanit të grupit të studiuar.

Sipas profesor Polosas, gjithashtu themelues i Qendrës së Ekselencës për Reduktimin e Rrezikut të Shpejtë (COEHAR), këto rezultate i lënë konsumatorët të hutuar për përdorimin ose braktisjen e këtyre zgjidhjeve alternative. Në këtë kuptim, ai rekomandoi miratimin e një qasjeje më rigoroze shkencore bazuar në prova të kontrolluara për të arritur konkluzionet përfundimtare.

David Abrams, profesor në Departamentin e Shkencave Sociale dhe të Sjelljes në Universitetin e Nju Jorkut shqyrtoi disa studime të kryera në mostra të të rriturve dhe adoleshentëve.

Ai iu referua një studimi ndërsektorial i cili mbuloi 1.297.362 adoleshentë amerikanë midis 2011 dhe 2019, që demonstroi një rritje në përdorimin e cigareve elektronike dhe një rënie në prevalencën e cigareve të djegshme në të njëjtën periudhë krahasuar me vitet e mëparshme . Për Abrams, ky studim ofron një provë përfundimtare se “cigarja elektronike” mund të ndihmojë në kapërcimin e varësisë nga duhani.

Si Abrams edhe Mark Kehaya, Kryetar i AMV Holdings, thotë se shumica e studimeve të botuara kohët e fundit mbështesin idenë se nikotina sintetike, në këtë rast cigare elektronike me aromë, promovon lënien e duhanit.

Maria Gogova, zv/presidente dhe shefe e kërkimit shkencor të kompanisë Altria, thotë se komercializimi i produkteve pa djegie duhet të përshpejtohet, duke zgjeruar gamën e zgjedhjeve të disponueshme për të rriturit, për të përfshirë pajisje të reja.

Pjesëmarrësit në këtë takim ndërkombëtar gjithashtu theksuan nevojën për të kryer studime globale dhe multidisiplinare bazuar në të dhëna precize shkencore të siguruara nga qendrat e toksikologjisë, për të arritur një kornizë rregullatore të bazuar në prova shkencore dhe jo në perceptime të gabuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA