E rëndë në Durrës/ 51-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës ku punonte, ndërron jetë në vend

30/04/2021 14:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozet, të Durrësit, pasi një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, ndërsa ishte duke punuar.

Policia njofton se viktima është një 51-vjeçar, i cili ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak

Më datë 30.04.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, Durrës, ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA