Teksa procesi i numërimit të votave për kandidatët po i afrohet fundit, në Durrës, ka reaguar Ferdinand Xhaferraj, kandidat për deputet dhe njëkohësisht drejtues i PD në Durrës.
Ai tha se s’ka arsye të urojë kundërshtarin politik.
”Kishim votime, po jo zgjedhje. Nëse ato do të ishin të lira e të ndershme do ta uroja kundërshtarin, po në këto zgjedhje u përballëm me krimin, shtetin dhe pushtetin. Kumbara i këtyre është ktyetari de facto i bashkisë Vangjush Dako i cili së bashku me trungun familjar nuk lejohet të shkojë në SHBA për korrupsion të lartë zgjedhor.
Unë jam një politikan i shkolluar në SHBA dhe të urosh Vangjush Dakon është t’i kundërvihesh Amerikës. Nuk kam ndërmend ta bëj” – deklaroi mbrëmjen e së enjtes Xhaferraj.
Top Channel