Video virale/ “E ke të sigurtë Albana!” – Si kapitulloi Vokshi në Tiranë përballë Veliajt

29/04/2021 16:09

As pakot ushqimore dhe as lekët nuk mjaftuan që deputetja e PD, Albana Vokshi të sjellë fitoren për PD.

Në të dy zonat e saj elektorale, ku ishte caktuar nga Lulzim Basha dhe ku PD kishte pritshmëri të larta, Albana Vokshi ka pësuar humbje, edhe pse zona që njihen si tradicionale të djathta.  Në njësinë 9 në kryeqytet, Vokshi ka mundur të marrë vetëm 11590 vota nga 13131 vota të siguruara nga PS.

Humbje PD ka pësuar dhe në zonën e Laprakës. Pikërisht në njësinë Nr.11 Vokshi ka marrë vetëm 10856 vota përballë makinerisë elektorale të PS që ka siguruar 11434vota.

Ndërkaq, dje emisioni investigativ Fiks Fare publikoi dëshmi me video se si PD kishte angazhuar gjatë fushatës në këto zgjedhje gjithë mekanizmin e shitblerjes së votës. Në zyrën e shtabit të Partisë Demokratike në Laprakë, një ditë para zgjedhjeve,bashkëpunëtorët e Fiks Fare kanë kapur makina të cilat mbushnin bagazhet me ushqime e më pas i shpërndanin. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Fiksit hyri brenda kësaj zyre elektorale dhe në këmbim të votës iu premtua një vend pune për të bijën. Ai i tregon përfaqësuesit të PD-së se ka pesë familjarë që kanë të drejtë vote. Përfaqësuesi i PD-së i tregon se në atë zonë kandidon Albana Vokshi dhe shprehet i gatshëm ta ndihmojë kundrejt votave për PD-në, pasi siç shprehet ai fitorja e PD-së është e 1000 % sigurtë në 25 prill. Brenda zyrës së shtabit elektoral të Laprakës në dyshemenë e saj shfaqeshin qartazi edhe pakot e shumta me ushqime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA