Një 18-vjeçar është arrestuar sot, menjëherë pasi grabiti një argjendari në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, nën kërcënimin e armës së gjahut.
Policia ka arritur të arrestojë Martin Kapllanajn, teksa tentonte të largohej nga vendngjarja.
Sipas policisë, rreth orës 11:05, ka marrë njoftimin se në biznesin e shtetases me iniciale E.H. ka hyrë një person i dyshimtë, me armë gjahu dhe ka vjedhur një sasi bizhuterish.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.
Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel