Top Channel fiton betejën mediatike/ Televizioni më i shikuar, edhe në rrjetet sociale dhe “Youtube”

29/04/2021 15:34

Top Channel ka qenë televizioni më i ndjekur gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Terra Data Alalytics, e liston Top Channel në krye të listës së televizioneve me shikueshmërinë më të madhe në rrjetet sociale dhe në “Youtube”. Konkretisht, nga 25 marsi e deri në  më 29 prill, Top Channel ka siguruar 45 milionë klikime.

Kjo është periudha e fushatës elektorale dhe ekspertët e shpjegojnë këtë fitore të Top Channel me kontentin më të mirë, lajmet më të shpejta dhe mbulimin e plotë të gjithë territorit me lajme të fundit.

Raportimi maratonë në Top Channel, në ditën e zgjedhjeve ka bërë që të jetë televizioni më i ndjekur në rrjetet sociale.

Kjo është beteja jonë e fituar në këtë proces, një nga shumë beteja që Top Channel ka fituar gjatë historisë së tij. Për të mbërritur këtu, ka pasur shumë angazhim, punë në grup dhe organizim dhe drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA