Kina lëshoi modulin e parë të stacionit të saj hapësinor një moment ky historik në planin ambicioz të Pekinit për të krijuar një prani të përhershme njerëzore në hapësirë.
Miliarda dollarë janë hedhur në përpjekjet për eksplorimin e hapësirës teksa Kina përpiqet të afishojë një staturë globale në rritje dhe një fuqi të madhe teknologjike, duke ndjekur gjurmët e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Europës.
Moduli kryesor Tianhe, i cili bart pajisje mbështetëse të jetës dhe një hapësirë qëndrimi për astronautët, u nis nga Wenchang në provincën e Hainanit me një raketë Long-March 5B në mesazhin e tij të urimit, presidenti kinez Xi Jinping e quajti stacionin hapësinor një hap kyc drejt “ndërtimit të një kombi të madh të shkencës dhe teknologjisë“.
Stacioni hapësinor Tiangong, emri i të cilit do të thotë “Pallati Qiellor”, pritet të jetë funksional deri në vitin 2022 pas rreth 11 misioneve për të dërguar më shumë module dhe për t’i mbledhur ato në orbitë.”Një pallat në qiell nuk do të jetë më thjesht një fantazi e të vjetërve”, tha spikerja e televizionit CCTV. Stacioni hapësinor kinez pritet të qëndrojë në orbitë, në një lartësi prej 400-450 kilometra mbi Tokë për rreth 15 vjet.
Me peshë prej pak më shumë se 90 tonë, ai do të ketë gati një të katërtën e madhësisë së Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ndërsa do të jetë i pajisur edhe me dy module të tjerë për studim shkencor si dhe me panele diellore.
Top Channel