Përfundon numërimi për kandidatët në Fier/ Kush është kandidati i PD që siguroi më shumë vota por mbeti jashtë parlamentit

29/04/2021 16:53

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në qarkun e Fierit.

Në këtë qark, PS ka siguruar 9 mandate, aleanca PD-AN ka siguruar 6 mandate, ndërsa LSI 1 mandat.

Deputetët që kanë siguruar mandate në listën e PS janë:

1.Erion Braçe – 15622

2.Petro Koçi – 3232

3.Lindita Buxheli – 5390

4.Baftiar Zeqaj – 2726

5.Antoneta Dhima – 4268

6.Bujar Cela – 4319

7.Ismet Beqiraj – 2391

8.Tatiana Piro – 2270

9.Gramoz Ruçi – 10292

Ndërsa në listën e Partisë Demokratike, kandidatët që kanë siguruar mandate janë:

1.Enkeled Alibeaj -5225

2.Eralda Bano -1296

3.Saimir Korreshi – 4887

4.Luan Baçi – 5315

5.Nusret Avdulla – 2506

6.Ilda Dhori – 3858

Agron Kapllanaj mori numrin më të lartë të votave nga lista e demokratëve në këtë qark, 9274 vota, por nuk arriti të thyente herësin për të marrë mandatin e deputetit. Ndërsa mandati i vetëm e LSI i takon Monika Kryemadhit, e cila mori 1771 vota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA