Pas thirrjes që Kryeprokurori Olsian Çela i bëri të gjitha Prokurorive të Rretheve Gjyqësore në vend që të hetojnë çdo krim zgjedhor, ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan se SHBA mbështet fuqishëm këtë thirrje dhe se Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet.
“Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan më tej Kim.
Postimi i plotë:
“Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve elektorale. SHBA e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin”.
Kryeprokurori Çela, në kërkesën e tij theksonte që prokurorët të marrin në trajtim të gjitha kallëzimet e bëra pranë KQZ apo institucionet e tjera dhe të nisin hetimet e nevojshme.
Ai thotë se prokurorët duhet të rrisin prioritetin dhe intensitetin e veprimeve proceduariale për të siguruar hetime të plota gjithëpërfshirëse.
Top Channel