Në Tiranë, nuk gjendjen as posterat dhe as shtabi elektoral i Etion Jokës. Fillimisht për Jokën u publikua një video përgjim në Breaking në Top News, ku ai shfaqej teksa blinte vota dhe kjo ishte shfaqja e tij e fundit.
Policia njoftoi shpalljen në kërkim të kandidatit të LSI për veprën korrupsioni aktiv në zgjedhje, akuzë që është kompetencë e SPAK, e cila e ka çështjen nën hetim. Edhe pse kanë kaluar gjashtë ditë që kur u shpall në kërkim policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.
Oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë pasur mundësinë që ta marrin në pyetje lidhur me video përgjimin, pasi Etion Joka nuk u gjet në shtëpi, e madje celulari i tij vijon të jetë i fikur për të shmangur vendndodhjen e tij.
Por çfarë deklaronte kandidati i LSI-së, një ditë përpara hapjes zyrtare të fushatë zgjedhore për votuesit e njësisë 1në Tiranë?! “Me energji dhe të vendosur për ndryshimin, që nuk e shesin besimin për 5 mijë lekë, nuk tuten para çdo presioni, refuzojnë mashtrimet, premtimet e dala boje dhe arrogancën. Guximi në sytë e tyre është garancia për Shqipërinë, për shtëpinë tonë”.
Por, gjatë fushatës gjithçka mori rrjedhë tjetër. Etion Joka, i bleu votat e elektoratit me pretendimin se do ta mbështesin në kutitë e votimit.
Videopërgjimi i publikuar në Top News, vuri në pranga edhe Edison Babën, sekser, i cili premtonte vende pune pas zgjedhjeve nëse LSI do të fitonte. Në bisedë përmendet edhe bodyguard-i i ish kryeministrit Berisha.
Top Channel