Një argjendari në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë është grabitur paraditen e sotme, ndërkohë që autori është arrestuar menjëherë në vendngjarje.
Pronarja e argjendarisë, e tronditur nga ngjarja konfirmon se kjo nuk është e hera e parë që biznesi i saj grabitet.
“Vetëm një person ishte, me çifte“, thotë ajo.
E pyetur nga gazetari, nëse grabitësi i mori diçka, ajo i përgjigjet: “Po, por nuk munda ta shikoja, isha me kurriz“.
Më tej, zonja është shoqëruar nga punonjësja e policisë, për të dhënë dëshminë e saj, lidhur me ngjarjen.
Ndërsa një dëshmitar, rrëfeu se “u dëgjuan të paktën 5 të shtëna, policia ishte menjëherë këtu dhe arrestoi personin. Çanta me të cilën mori argjendaritë, mbeti në trotuar”.
Autori, Martin Kapllanaj u shoqërua nga policia.
Top Channel