Me kombinimin e dy mutacioneve, varianti indian i coronavirusit mundet më lehtë të shmang sistemin imunitar. Për këtë edhe personat e vaksinuar kundër COVID-19 dhe ata që ishin infektuar mundem më lehtë të infektohen me këtë variant.
Varianti indian i coronavirusit B.1.617 tregon dy ndryshime të rëndësishme gjenetike në sipërfaqen e proteinave: E484Q dhe L452R. Këto shifra tregojnë pozicionin e saktë të ndryshimit të këtij gjenomi..
Mutacione të caktuara prej kohësh dihen: E484! Është i ngjashëm si variant me atë të E484K, që u shfaq në Britani të Madhe, Afrikën e Jugut dhe në Brazil. Kurse mutacioni L452R tashmë gjendet në variantin e Kalifornisë – CAL.20C. Megjithatë, në Indi këto dy mutacione tani për herë të parë po shfaqen së bashku, për çka flitet shpesh për “mutacion të dyfishtë”. Fakti që dy mutacionet po shfaqen së bashku, nuk do të thotë domosdoshmërisht që ky variant është dyfish më infektues apo më i rrezikshëm – kjo do të duhej të hulumtohet – deri më tani nuk ka të dhëna për një gjë të tillë.
Për çdo rast, “mutacioni i dyfishtë” është vetëm një prej arsyeve të kësaj situatë katastrofale në Indi. Bëhet fjalë për vendin me 1.4 miliardë banorë dhe më shumë se 17 milionë raste të konfirmuara me infeksion të COVID-19, kurse numri i rasteve jo të raportuara besohet të jetë shumë më i madh. Afro 200 mijë njerëz kanë humbur jetën nga coronavirusi.
Problemi më i madh është se shumë raste po ndodhin të njëjtën kohë – deri në 353 mijë raste të reja të zbuluara në vetëm 24 orë – duke rrezikuar kështu sistemin shëndetësor që është buzë kolapsit.
Top Channel