Në familjen Meta ka festë ditën e sotme pasi djali i Presidentit, Besar Meta ka ditëlindjen.
Presidenti e ka uruar me një foto në rrjetet sociale ka shfaqen të dy të buzëqeshur duke shtrënguar duart.
“Besa-Besë me Besarin sot për ditëlindjen e tij!”, shkroi Meta.
Ky është reagimi i parë i Presidentit pas zgjedhjeve të 25 prillit ndërsa thirrjet për shkarkimin e tij nuk kanë munguar.
Socialistët janë të vendosur për të iniciuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se të hënën pikërisht për hapat që do të ndërmerren pritet të mblidhet grupi aktual parlamentar socialist nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama.
Në këtë mbledhjen pritet të diskutohen mundësitë reale për shkarkimin e presidentit.
Top Channel